Aktualitet

Shembja e mureve rrethuese të disa shtëpive në Durrës, banori: Janë falsifikuar dokumentet

15 Shkurt 2022, 10:56 Nga DOSJA
Shembja e mureve rrethuese të disa shtëpive në Durrës,

DURRËS – Një banor i Durrësit u shpreh i irrituar me vendimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së qytetit për të shembur muret rrethuese të disa banesave pranë Vilës së Zogut. Për “Fax news”, ai shprehet se janë falsifikuar dokumentet e pronësisë për të përfituar një palë tjetër. Qytetari kërkoi që IMT të presë përfundimtar të gjykatës së qytetit pasi ai ka bërë padi.

“Kjo është një padrejtësi tek shtëpia ime më kanë ngjitur në letër për prishjen e portës që bëhet për përfitim të një pale tjetër që kanë bërë dokumente të falsifikuara. IMT do prishë mure rrethuese të disa shtëpive. Thonë se ajo portë duhet të prishetl unë kam bërë kërkesë padi. I kërkoj përfaqësuesve të IMT që të presin vendimin e Gjykatës. Nuk na kanë njoftuar as nuk kanë lënë asnjë gjë. Le të presin gjykimin pasi kjo cështje është në shqyrtim. Na kanë paraqitur deri tani dokumenta të falsifikuara”, deklaroi për “Fax news” banori në Durrës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet imt durres imt durres

Sondazh

Poll