Aktualitet

Dhunoi të dashurën, 23-vjeçarit i zbulohet edhe thika, ARRESTIMET në Tiranë

15 Shkurt 2022, 12:51 Nga DOSJA
Dhunoi të dashurën, 23-vjeçarit i zbulohet edhe thika,

TIRANË– Disa persona kanë përfunduar në pranga të policisë së Tiranës. Një prej tyre është një 23-vjeçar i cili ka dhunuar të dashurën e tij. Policia informon se personi me inicialet R.C, lëvizte me thikë me vete, mjet ky që iu sekuestrua nga policia e shtetit. Po ashtu u arrestuan edhe persona të tjerë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndrësa u procedua një 53-vjeçar pasi u konstatua duke transportuar mbetje inerte, për të cilat kishte ndryshuar destinacionin e shkarkimit të tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. C., 23 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:– G. L., 46 vjeç dhe B. Sh., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;– I. M., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. S., 31 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. K., 43 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin S. H., 53 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi u konstatua duke transportuar mbetje inerte, për të cilat kishte ndryshuar destinacionin e shkarkimit të tyre.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll