Aktualitet

Mbeti invalid kurse kolegun ia vranë, ish-efektivi i Rrugores merr donacion 10 mijë euro

15 Shkurt 2022, 12:52 Nga DOSJA
Mbeti invalid kurse kolegun ia vranë, ish-efektivi i Rrugores merr donacion

TIRANË – Ish-efektivi invalid i Policisë Rrugore Resmi Hasanpapa mori donacion financiar prej 10 mijë eurosh nga Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit. Ish-punonjësi i Policisë Rrugore mirëpriti ndihmën e çmuar të dhënë nga shoqata në fjalë. Aktiviteti u krye në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore të Tiranës.

Edhe pse mbeti invalid në vitin 2004, Hasanpapa nuk ka hequr dorë nga përkushtimi ndaj Policisë Rrugore.

Në vitin 2004, ai dhe kolegu i Allaman Dervishi u goditën me armë zjarri nga dy persona. Për fatin e keq, Dervishi ndërroi jetë si pasojë e plagëve, kurse Resmi Hasanpapa humbi aftësinë e të ecurit si pasojë e plagës në këmbë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll