Aktualitet

IMT shemb muret rrethues të banesave në Durrës, qytetari: Janë dokumenta të falsifikuara

15 Shkurt 2022, 13:14 Nga DOSJA
IMT shemb muret rrethues të banesave në Durrës, qytetari:

DURRËS– IMT do të vijojë shembjen e disa mureve rrethuese pranë banesëve në Durrës. Mirëpo kjo është hasur me kundërshim nga banorët e zonës. Ata pretendojnë se janë paraqitur dokumenta të falsifikuara dhe për këtë kërkohet që të pritet vendimi i gjykatës pasi ata kanë bërë një kërkesë padi.

“Kjo është një padrejtësi tek shtëpia ime më kanë ngjitur në letër për prishjen e portës që bëhet për përfitim të një pale tjetër që kanë bërë dokumente të falsifikuara. IMT do prishë murre rrethuese të disa shtëpive. Thonë se ajo portë duhet të prishet unë kam bërë kërkesë padi. I kërkoj përfaqësuesve të IMT që të presin vendimin e Gjykatës. Nuk na kanë njoftuar as nuk kanë lënë asnjë gjë. Le të presin gjykimin pasi kjo cështje është në shqyrtim. Na kanë paraqitur deri tani dokumenta të falsifikuara”, tha banori për ‘Faxweb’.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres imt ne durres durres imt ne durres

Sondazh

Poll