Sport

Matthaus shpërthen: “Upamecano, trup i huaj për Bayernin, zhgënjyes për vlerën që u ble”…

15 Shkurt 2022, 09:14 Nga DOSJA
Matthaus shpërthen: “Upamecano, trup i huaj për Bayernin,

GJERMANI – Kritika të ashpra të legjendës së Bayern Munichut, Lothar Matthäus, për Dayot Upamecano. Francezi, i blerë nga Leipzig për 42.5 milionë euro dhe i zgjedhur si zëvendësues i David Alaba, është në “bankën e të akuzuarve” pas humbjes 4-2 të bavarezëve ndaj Bochumit.

Performanca e tij ishte aq e keqe, sa që lojtari u zëvendësua që në pjesën e parë: “Mendoj se disa lojtarë nuk e kanë arritur ende atë që pritet prej tyre te Bayern Munich, veçanërisht për sa i përket vlerës së parave të shpenzuara për blerjen e tyre.

Po flas për Upamecano. Ai është një trup i huaj, si në fillim, në manovrën mbrojtëse. Padyshim që është problem edhe për shokët e skuadrës, të cilët më pas e kuptojnë boshllëkun e krijuar. Sigurisht që niveli i tij nuk u jep siguri lojtarëve të Bayern Munich që e rrethojnë,”– është shprehur legjenda bavareze.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich legjenda e bayernit lothar matthaus si zëvendësues i david alaba administratori i bayern munich legjenda e bayernit lothar matthaus si zëvendësues i david alaba

Sondazh

Poll