Bota

Kënga për pjesëtarët e UÇK-së! Serbët artikull për Leonora Jakupin, i ‘zbardhin’ tekstin

15 Shkurt 2022, 07:01 Nga DOSJA
Kënga për pjesëtarët e UÇK-së! Serbët

SERBI– Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi publikoi këngën “Komandant”, kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo këngë duket se nuk është pritur shumë mirë, pasi një media serbe i ka dedikuar edhe një shkrim, në të cilin kanë analizuar tekstin e këngës si dhe u ndalën dhe te artistja shqiptare.

KoSSev citon edhe disa nga vargjet e këngës: “Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtë çdo pëllëmbë me gjak, jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”.

‘Komandant, ja ku jemi ju që dhatë gjithçka për atdheun, Komandant, i pastër si loti, me stemën e “UÇK-së” në kapelë, këndon këngëtarja 42-vjeçare shqiptare Leonora Jakupi’– shkruan media serbe.

Në shkrim thuhet se në Hagë po zhvillohet një proces gjyqësor kundër disa prej njerëzve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosova leonora jakupi serbët serbet per kengen e leonores kosova leonora jakupi serbët serbet per kengen e leonores

Sondazh

Poll