Aktualitet

Roterdam/1 vit nga kapja e kokainës, dënohen 8 nga 198 të arrestuarit,mes tyre një shqiptar

14 Shkurt 2022, 20:10 Nga DOSJA
Roterdam/1 vit nga kapja e kokainës, dënohen 8 nga 198 të

HOLANDË- Gjykata e Roterdamit ka ëenë ne burg 8 persona ditën e sotme midis tyre edhe një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Maljon S. Shqiptari dhe 198 persona të tjerë akuzohen për lidhje me trafikun e drogës prej 70 mijë kilogramë kokainë. Megjithëse jo të gjithë kanë lidhje direkte me trafikun e kokainës.

Vitin e kaluar në portin e Roterdamit u kapën më shumë se 70 mijë kilogramë drogë dhe u arrestuan 198 persona, me mosha nga 19 deri në 34 vjeç, ndërsa shumica prej tyre janë nga Roterdami dhe zona përreth e qytetit. Midis tyre është edhe shqiptari Maljon S. i cili u kap teksa përpiqej të largohej për në Angli, por sipas autoriteteve holandeze ky grup ishte në rangun e përdoruesve mesatarë të drogës.

Prokuroria holandeze ka kërkuar që personat e arrestuar të dënohen nga 3-11 muajm ndërsa dënimi  më i lartë i kërkuar ishte për 26 vjeçarin Youssef A. i cili ishte arrestuar një herë më parë, i kapur me heroinë. Avokatët kanë kërkuar që drejtësia të tregohet më e butë ndaj të arrestuarve, të cilët u kapën në zonën portuale të Roterdamit. Por pretendimi u hodh poshtë nga hetuesit e çështjes.

Mos bëni gabim, ata luajnë një rol thelbësor brenda një organizate droge. Pa to, bosët e mëdhenj nuk mund të tregtojnë kokainën e tyre. Ka tundim të madh për të fituar shpejt disa mijëra euro. Po hytë njëherë në atë botë, ju nuk mund të dilni jashtë,”-tha kryeprokurori publik Hugo Hillenaar.

Por po sipas mediave holandeze, pavarësisht dënimeve, trafikantët e drogës po gjejnë gjithmonë mënyra për të trafikuar drogën përmes portit në brendësi të vendit dhe trafikantët po rekrutojnë gjithnjë e më shumë të rinj.

Marrë nga pzc.nl

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet holande maljon s. holande maljon s.

Sondazh

Poll