Aktualitet

Shembja e shtëpive, banorët në protestë: Lufta vazhdon, plumbi nxirret me plumb

14 Shkurt 2022, 16:20 Nga DOSJA
Shembja e shtëpive, banorët në protestë: Lufta vazhdon,

TIRANË- Banorët e 5 majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë kundër shembjes së banesave të tyre. Gjatë protestës së sotme ata kanë kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, pasi sipas tyre kjo që po ndodh është e padrejtë.

“Shtëpia jeme nuk është prish, nuk i ka dalë emri akoma. Me 22 janë 12 familje që janë planifikuar tu prishen shtëpitë, shqiptarët pa dallim duhet ti mbrojnë. Gëzuar shën valentinin, cdo e keqe e ka një të mirë. Burra zjarr, se këtu nuk ka ndryshe. E kanë planin, plumbin me plumb, lufta vazhdon. Unë pas fëmijëve kam shtëpinë time, bëj namin”, tha një prej banorëve.

“Unë s’jam barbon, unë nuk dua ndërtesa sociale. Të vijë e të bëjë muhabet me ne. Bëji legalizimet! Komshitë e mi, kush ka janë socialista i kanë kryer. Unë nuk jam social orti, në shtëpinë time. Me 18 mijë lekë hajde mbaje shtëpinë time, përkrahje qesharake”, tha një tjetër.

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve te 5 majit protesta e banoreve te 5 majit

Sondazh

Poll