Aktualitet

Lironte ‘të fortët’, dënohet me 3 vite burg ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha! GJKKO: Fajtore!

14 Shkurt 2022, 15:01 Nga DOSJA
Lironte ‘të fortët’, dënohet me 3 vite burg

TIRANË- Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është dënuar me 3 vite heqje lirie nga ana e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi është shpallur fajtore për korrupsion. Prokuroria e Posaçme kërkoi 3.6 vite burg për gjyqtaren, por trupa gjykuese e GJKKO-së, vendosi që ta dënonte me 3 vite, ndërkohë që Hoxha gjithashtu përfiton edhe nga gjykimi i shkrutuar që shkurton 1/3 e kohës që duhet të qëndrojë pas hekurave të burgut.

Kështu që ajo do të duhet të qëndrojë vetëm 2 vite e burgosur, ndërsa sa i përket avokatit të saj, Aldo Tabaku, është dënuar me 4 vite burg, pasi u gjet i fajshëm në rolin e sekserit. Por edhe ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë në qeli për vetëm 2.8 vite. 

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit, edhe pse disa herë kërkoi lirinë me pretendimin se kishte dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdesej. Ajo u arrestua nga SPAK më 11 shkurtit 2021 pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, teksa ajo do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani. Hoxha prej kohësh ishte kthyer në “fenomen” në drejtësinë shqiptare, duke u njohur si gjyqtarja “dorëlëshuar” që lironte persona të rrezikshëm në këmbim të parave. Përveç saj në pranga ra edhe avokati i saj Tabaku, i cili luante rolin e sekserit mes gjyqtares dhe avokatëve të palës tjetër. 

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por më vonë ai u la i lirë. Sekretarja e gjykatës, Manuela Mallakuçi merrte përsipër të fiksonte shortin, në mënyrë që çështjet të kalonin tek gjykatësja Enkelejda Hoxha. Ndërkohë mjeku i arrestuar Shkëlqim Korbi, sipas prokurorisë firmoste raportet false për të burgosurit në mënyrë që ata të përfitonin lirimin nga qelitë para përfundimit të kohës së plotë të dënimit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha shkarkohet enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha shkarkohet enkelejda hoxha

Sondazh

Poll