Aktualitet

Konflikti Rusi-Ukrainë/Rama në SHBA, Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, 1 orë “kokë më kokë”

14 Shkurt 2022, 12:09 Nga DOSJA
Konflikti Rusi-Ukrainë/Rama në SHBA, Meta mbledh Këshillin e

TIRANË– Për rreth 1 orë, presidenti Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për të diskutuar lidhur me planin e situatës së konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, kur është paralajmëruar një pushtim i mundshëm i Kievit. Pasditen e sotme, në mbledhjen e Këshillit të sigurisë ishin të pranishëm 14 anëtarët, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano, kreu i komisionit të Sigurisë Nasip Naço dhe prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Por kishte dhe mungesa, pasi në takim mungoi kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, të cilët sot janë nisur për të Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara. Por në vend të tyre, në takim shkuan zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë në kulmin e tyre, teksa Kievi ka kërkuar që prej ditës së djeshme një takim me Rusinë brenda 48 orëve për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave në kufi, që kanë kapur shifrën e më shumë se 100 mijë të tilla. Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Moskës për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën perëndimore të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa aleatët kanë paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Rusisë nëse sulmon Ukrainën. Ndërkohë që Amerika gjithashtu ka paralajmëruar me sanksione, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete në terren. Dje presidentët e dy vendeve, Vladimir Putin dhe Joe Biden zhvilluan një bisedë telefonike, por deri më tani nuk dihet asnjë detaj se çfarë ka ndodhur mes tyre. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ DETAJE nga takimi, Meta: Të mbajmë kontakte me shqiptarët

Kuvendi i Shqipërisë: Mbështesim sovranitetin e Ukrainës, Rusia të qetësojë situatën

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama ilir meta keshilli i sigurise kombetare 14 shkurt 2021 konflikti rusi-ukraine edi rama ilir meta keshilli i sigurise kombetare 14 shkurt 2021 konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll