Aktualitet

Ekzekutimi i Prekë Tonajt në Shkodër, vihet në pranga i dyshuari kryesor

14 Shkurt 2022, 16:04 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Prekë Tonajt në Shkodër, vihet në pranga i

SHKODËR– Eduart Kësolla, 30 vjeç, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ai është personi që ka qëlluar duke i marrë jetën Prek Tonajt mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë me dije se duke u bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, është gjetur vendi ku fshihej i riu, duke u vënë në pranga. 30-vjeçari, banues në fshatin Grudë e Re, akuzohet për veprën penale: “Vrasje për gjakmarrje”, mirëpo deri më tani vetë nuk e ka dhënë asnjë dëshmi lidhur me çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sipas hetimeve, vrasja është kryer për motive gjakmarrjeje, pasi Pal Kësolla (babai i Eduart Kësollas), ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg. Në vitin 1996 Kësolla u vra më pas nga fisi Tonaj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër – Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gudë e Re, Shkodër. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një lokali, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, 47-vjeçari Prekë Tonaj, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutimi i Tonajt për gjakmarrje, në pranga “hasmi” (Saga e vrasjeve mes dy fiseve)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eduart kësolla prek tonaj shkoder vritet prek tonaj eduart kësolla prek tonaj shkoder vritet prek tonaj

Sondazh

Poll