Aktualitet

Harroi përqeshjen e Ramës për arsye të mirë, ja pse u bashkua Malaj me PS:Sfida e radhës…

14 Shkurt 2022, 19:16 Nga DOSJA
Harroi përqeshjen e Ramës për arsye të mirë, ja pse u

TIRANË– Ish-deputetja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka zbuluar versionin e saj të “historisë” të takimit me drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushati. Afrimi me një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste, madje dhe drejtuesin politik të kryeqytetit, Malaj zbuloi se me socialistin po bashkëpunon për të realizuar një plan për “projektin e moshimit”. Madje vë theksin tek bashkëpunimi gjithmonë i mirë që ka pasur me Bushatin dhe pse në dy kampe të ndryshme politike.

“Një takim dhe një falenderim zotit Bushati, drejtorit të Postës Shqiptare për mënyrën shumë konkrete të diskutimin në drejtim e një qasje tjetër për moshimin dhe pritjen shumë qytetare. Përherë si atëherë kur ishim në Parlament (ndonëse me parti të ndryshme) edhe tani jashtë Parlamentit, përherë tregon qytetari dhe dëshirë për të dëgjuar dhe reflektuar. Së shpejti së bashku me Universitetin “Mesdhetar”, shoqërinë civile dhe Postën Shqiptare do të realizojmë disa ide të reja për të përgatitur shoqëinë për moshimin. Kjo është sfida ime e radhës, sfidë që kam 20 vite që po punoj! Pa sensibilizim nuk ka asnjë reagim. Ishte një bashkëbisedim që krijoj një sinergji pozitive! Mirënjohje dhe suksese!,”-shkruan ajo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

 

Në dhjetor 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale inicioi një proces për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit mbi Moshimin. Plani i moshimit mbështetet në tre shtylla kryesore: Mbrojtje Sociale dhe Përfshirje Sociale; Shërbime sociale të integruara për të ndihmuar personat e moshuar gjatë gjithë jetës së tyre; Shërbime shëndetësore të aksesueshme. Sipas Planit të Veprimit 2020-2025, mbrojtja dhe përfshirja sociale për çdo të moshuar në nevojë do të fillojë me garantimine e ofrimit të shërbimeve të integruara social – shëndetësore, nga i cili pritet të përfitojnë 100.000 të moshuar. Plani parashikon gjithashtu ngritjen e 10 qendrave ditore komunitare në të gjithë vendin; ngritjen e një qendre të re rezidenciale për 100 të moshuar; sigurimin e përfshirjes së të moshuarve aktivë dhe grupeve të tyre të interesit në politikat vendore sociale dhe gjithëpërfshirëse.

Pra mesa duket Malaj ka “hedhur pas krahëve” parodinë që i bëri kryeministri Edi Rama për një projekt të madh, duke futur “gishtat” në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimit Social. Edhe pse në kohën që ishte në kabinetin qeverisës shërbeu si zv.ministre e Arsimit  ka marrë përsipër një fushë tjetër. Ndoshta për të sfiduar veten.  

SHIKO EDHE KËTË:

VD/ Dikur Rama e përqeshi, Nora Malaj ikën nga LSI dhe i bashkohet Partisë Socialiste

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ervin bushati nora malaj ervin bushati nora malaj

Sondazh

Poll