Aktualitet

Ekzekutimi i Tonajt për gjakmarrje, në pranga “hasmi” (Saga e vrasjeve mes dy fiseve)

14 Shkurt 2022, 11:35 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Tonajt për gjakmarrje, në pranga “hasmi”

SHKODËR– Thuajse 24 orë pas vrasjes, Eduart Kësolla, 30 vjeç, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ai është personi që ka qëlluar duke i marrë jetën Prek Tonajt mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë me dije se duke u bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, është gjetur vendi ku fshihej i riu, duke u vënë në pranga për akuzën e vrasjes për gjakmarrje. 30-vjeçari, banues në fshatin Grudë e Re, mësohet se është njohur nga personat e tjerë që ndodheshin në lokal në momentin e vrasjes duke dëshmuar para efektivëve të Policisë, ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën një natë më parë.

Të gjithë klientët e tjerë të lokalit  kanë parë se si autori, i maskuar ka hyrë në lokal me kallashnikov në krah dhe u ka thënë që të mos lëviznin, në të kundërt do t’i vriste të gjithë. Më pas, ai është afruar tek Prek Tonaj, i ka thënë ‘a e di se na ke borxh, jam nga….’ dhe e ka qëlluar me breshëri kallshnikovi. Tonaj ka vdekur në vend duke marrë me vete dhe emrin e personit që kishte urdhëruar vrasjen e tij.

Më pas, autori është larguar me një tjetër person që e priste në hyrje të lokalit me makinë, për të cilin ende nuk dihet asgjë. Kësolla është i vetmi i prangosur, por deri më tani nuk dihet asnjë detaj që ai mund të ketë dëshmuar para bluve të qytetit. Deri më tani qëndron fakti se pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja, duke qenë se familja Tonaj ka qenë në hasmëri me fisin Kësolla e Hasanaj. Pal Kësolla ka vrarë Nikollë Tonajn në komunizëm në burg, vëllanë e madh të Prek Tonajt. Por, në vitin 1996, fisi Tonaj mori hak dhe e ekzekutoi atë. Gjaku nuk u ndal. Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj, vëllai tjetër i Prekës dhe është plagosur babai i tij. gjithçka ka nisur për çështje votash në zgjedhje. Të dyja palët lanë që të takoheshin në Dukagjin për tu sqaruar, por aty ndodhi vrasja e plagosja.

Pikërisht këto ekzekutime të njëpasnjëshme mësohet se kanë qenë edhe arsyeja që në vitin 2011, kur Tonaj ishte 36 vjeç mori armët dhe u nis të merrte hakun. Por nuk ia doli dot! Ndue Tonaj, banues në fshatin Vuksan, Prek Tonaj, banues në fshatin Grudë e re dhe Ndoc Prela, banues në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës u vunë në pranga, ndërsa armët që kishin u sekuestruan nga policia. ‘Hasmi’ shpëtoi, por nuk u mjaftua me kaq. Ai u kujdes që të shuante edhe vëllanë e fundit të familjes Tonaj, Prek Tonaj që e vrau një natë më parë. Tonaj prej disa vitesh ishte punësuar si përgjegjës në Ujësjellësin për zonën e Njësisë Rrethina.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ekzekutimi i Prekë Tonajt në Shkodër, vihet në pranga i dyshuari kryesor

Sherri për votat, si eliminuan në vitin 2011 vëllanë e dytë të Prek Tonajt

I vrau të vëllanë në burg, hasmi i Tonajt i bëri atentat dhe ‘kampionit’ të Bajrave

Çfarë i tha para se ta vriste? FJALËT e autorit për Prek Tonajn: A e di që na ke borxh?

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eduart kësolla prek tonaj vritet prek tonaj eduart kësolla prek tonaj vritet prek tonaj

Sondazh

Poll