Bota

Zelensky ngreh alarmin: Mund të sulmohemi në datë 16 shkurt

14 Shkurt 2022, 19:14 Nga DOSJA
Zelensky ngreh alarmin: Mund të sulmohemi në datë 16 shkurt

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se është informuar se Rusia do të sulmojë të mërkurën. The Hill shkruan se komentet e liderit ukrainas, të postuara në Facebook, vijnë në mes të tensioneve të rritura midis Kievit dhe Moskës.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën. Grumbullimi i trupave kishte ngritur shqetësime mes SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s se Rusia po planifikon një inkursion ushtarak, por Moska vazhdimisht ka mohuar të ketë ndonjë plan të tillë.

Zyrtarët nga Ukraina, Rusia dhe vendet e NATO-s janë angazhuar në diskutime diplomatike për javë të tëra me shpresën për të lehtësuar tensionet në rajon, por bisedat nuk sollën ndonjë përparim.

Zelensky shkroi në një deklaratë në Facebook se Ukraina do të mbajë Ditën e Unitetit të mërkurën. Ai tha se dekreti përkatës tashmë është nënshkruar.

Na është thënë se 16 shkurti do të jetë dita e sulmit”, shkruan në Facebook, Zelensky.

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi volodymyr zelensky konflikti ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll