Bota

I grabisin 213 mijë $! Nipi i Jozef Stalinit pre e mashtruesëve, SKEMA si i morën kursimet

14 Shkurt 2022, 18:23 Nga DOSJA
I grabisin 213 mijë $! Nipi i Jozef Stalinit pre e mashtruesëve, SKEMA

MOSKËNipi i Jozef Stalinit, Leonid Alliluyev, 93 vjeç ka rënë pre e disa mashtruesve në Moskë. Sipas mediave ruse, RT dhe TASS raportojnë se të mërkurën e kaluar i moshuari Alliluyev kishte kërkuar ndihmë nga Policia, pasi në fillim të shtatorit është telefonuar nga një i panjohur që e bindi atë të transferonte 16 milionë rubla (mbi 213,000 dollarë) me pretendimin se po e telefononin nga banka. Por pavarësisht se mashtrimit pretendohet se ka ndodhur muaj më parë,  Alliluyev iu drejtua policisë vetëm më 8 shkurt.

Sipas dëshmisë së tij, mashtruesit ishin hequr si punonjës banke dhe i kishin kërkuar që të dërgonte fondet e tij rezervë në disa llogari “back-up”, një lëvizje për të cilën ata këmbëngulnin se do ta mbronte të moshuarin nga mashtreuesit. Por në fakt e kundërta ndodhi. Pasi paratë u transferuan në numrin e llogarisë së mashtruesve, ata nuk i hapën më telefonin Alliluyev. E pikërisht në këtë moment ai e kuptoi se ishte mashtruar. 

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ai bie pre e mashtruesëve, pasi një tjetër ngjarje e ngjashme i ndodhi në vitin 2021 ku një mashtruese femër u përporq ti vidhte pesë milionë rubla pothuajse 66,500 dollarë. Ajo u kap në flagrancë nga Policia në banesën e tij teksa i moshuari ishte duke i dorëzuar paratë.

Alliluyev është djali i motrës së gruas së dytë të Stalinit, Nadezhda Alliluyeva, e cila ishte e martuar me ish-kryeministrin sovjetik nga viti 1919 deri në 1932. Pas një debati me Stalinin, Alliluyeva vrau veten me armë zjarri.

(D.D/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jozef stalini leonid alliluyev moskë jozef stalini leonid alliluyev moskë

Sondazh

Poll