Aktualitet

Procedohet efektivi që ‘mbylli sytë’ për laboratorin e drogës, dëshmitë: Më merr në telefon

14 Shkurt 2022, 10:55 Nga DOSJA
Procedohet efektivi që ‘mbylli sytë’ për laboratorin

TIRANË– Adrian Malliku, specialist i policimit në zonën e Ndroqit (SPZ) është proceduar penalisht pasi rezulton se ka qenë në dijeni të laboratorit të drogës, por nuk e ka raportuar atë. Për pasojë drejtoria rajonale e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Tiranë e ka proceduar Mallikun. Banesa që u kthye në laborator droge në fshatin Pinet në Ndroq të Tiranës rezulton të jetë në pronësi të një personi që banon në Austri, i cili e ka lëshuar me qira. Një banor i zonës ka deklaruar në polici se fundjavave shikonte dy gra më fëmijë në oborrin e kësaj banese.

Çdo të shtunë dhe të diel shikoja dy gra me fëmijë në oborrin e banesës,’– ka treguar ai.

Një shitëse e një dyqani në të njëjtin fshat ka treguar se një grua i ka dorëzuar një ditë një numër ceulari dhe i ka thënë që kur të kalonte faturisti i OSHEE-së t’ia jepte e t’i thpshte që ta merrte në telefon.

‘Të më marrë në telefon faturisti i OSHEE,’- mësohet t’i ketë thënë gruaja shitëses. Një nga faturistët që u vunë në pranga ka deklaruar aturisti ka deklaruar se kontrollin e fundit të matësit të energjisë e ka bërë në muajin nëntor.

Shtëpia e barit u zbulua më 11 shkurt. Laboratori ishte pikasur prej kohësh nga strukturat e Policisë. Për të mos rënë në sy, “fermerët” kishin kryer një lidhje të paligjshme, në mënyrë që të mos pikasej asgjë dhe të mos lindte nga fatura e energjisë elektrike. Nën hetim për këtë ngjarje është vënë edhe kryeplaku i fshatit, ndërsa në kërkim është shpallur “organizatorja”, e cila kishte marrë banesën me qira, Rudina Xhambazi. Brenda shtëpisë ishin mbjellë në vazo 247 bimë kanabis, që merrnin dritë nga 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese. Gjatë operacionit të zhvilluar u sekuestrua shuma prej 120 mijë lekësh të rinj dhe 7 aparate celulare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

DËSHMITË/ Flet shitësja e dyqanit dhe efektivi: S’dija gjë për kanabisin në Ndroq

Laboratori i drogës në Ndroq, lirohen punonjësit e OSHEE-së, burg punëtorit: S’jam paguar

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet laborator droge ne ndroq policia e tiranes laborator droge ne ndroq policia e tiranes

Sondazh

Poll