Aktualitet

DËSHMITË/ Flet shitësja e dyqanit dhe efektivi: S’dija gjë për kanabisin në Ndroq

14 Shkurt 2022, 13:16 Nga DOSJA
DËSHMITË/ Flet shitësja e dyqanit dhe efektivi: S’dija

TIRANË– Janë zbardhur dëshmitë e të akuzuarve për laboratorin e drgoës së zbuluar në Ndroq. Shefi i ekipit të grupit të punës së OSHEE ka thënë për policinë se banesa ka pasur anomali dhe në muajin nëntor i ka thënë operatorit që t’i ndërpriste energjinë elektrike kësaj banese nëse nuk gjente njeri brenda.

“Ky abonent është i mbifaturuar për shkak të një matjeje para shumë vitesh. Vetë nuk e ka verifikuar, por sipas procesverbalit është i rregullt matësi i energjisë elektrike. Lidhja e paligjshme nuk është konstatuar. Kam thënë porosi thënë operatorit që t’i ndërpriste energjinë elektrike kësaj banese nëse nuk gjente njeri brenda,”- ka thënë ai.

Një shitëse e një dyqani në fshat ka thënë se një javë para se të zbulohej laboratori i drogës i ka shkuar një grua dhe ka dhënë një letër me një numër celulari duke i lënë porosi që t’ia jepte faturistit të zonës.

“Kam një dyqan rreth 1 km afer banesës ku u gjet lënda narkotike. Para rreth një jave, ditë e shtunë, në dyqan ka ardhur një shtetase femër, e panjohur e cila nga dialekti nuk ishte e zonës. Ajo ka qenë me një automjet, por nuk ia kam fiksuar targën. Më ka dhënë një letër me një nr. Celulari dhe më ka thënë t’ia jap faturistit të zonës që ta merrte në celular,”- tregon ajo.

Polici i zonës, Adrian Malliku që u procedua ka thënë se nuk ka pasur të dhënë apo informacione lidhen me kultivimin e bimëve narkotike

“Nuk kam pasur të dhëna apo informacione lidhen me kultivimin e bimëve narkotike,”- ka thënë ai.

LAJM KRYESOR: Procedohet efektivi që ‘mbylli sytë’ për laboratorin e drogës, dëshmitë: Më merr në telefon

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet laborator droge ne ndroq laborator droge ne ndroq

Sondazh

Poll