Aktualitet

EMRAT/ Komsioni për Mediat zgjedh 6 anëtarët për kandidatë të AMA-s

14 Shkurt 2022, 16:20 Nga DOSJA
EMRAT/ Komsioni për Mediat zgjedh 6 anëtarët për

TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik  ka përzgjodhur të hënën 6 kandidatët për vendet vakante në Autoritetin e Medias Audiovizive. Reporter shkruan se nga dy deputetë anëtarë të Komisionit ka mësuar se nga një listë e gjatë kandidatësh për votim në seancë plenare kaluan emrat e Aurela Bicja, Besjan Zogaj, Desada Metaj, Gjergj Hamiti, Jetmir Halilaj dhe Joana Allushi.

Besion Ajazi, deputet i Partisë Socialiste dhe anëtarë i komisionit, i tha BIRN se për 6 kandidatët pati dakordësi mes palëve. Ajazi tha se procedura e ndjekur ishte ajo e eliminimit, kur opozita dhe socialistët patën të drejtë të eliminonin kandidatë, deri sa u mbërrit në listën me 6 veta që do i kalojnë kuvendit për votim.

Ajazi tha se kandidaturat e kaluara për votim kishin mbështetjen politike të palëve. “Patjetër duhet një mbështetje politike”, tha Ajazi në një bisedë telefonike. Ai tha se procedura ishte bërë bazuar në një ligjin e bërë me asistencë nga BE. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

“Vijuam sipas procedurave ligjore duke eliminuar një herë ata një, një herë ne një, derisa ngelen 6 kandidaturat që do i kalojmë në seancë”, tha Zhupa.

Ashtu si një listë organesh të tjera të pavarura, votimi për të cilat kërkon kompromis mes palëve, edhe për AMA modeli i përzgjedhjes së anëtarëve më shumë se sa të garantojë pavarësi të institucionit nga politika, ganton që ai të jetë bipartizan. AMA ishte që prej vitit 2019 me 3 vakanca, ndërsa 3 të tjera u krijuan në vitin 2021. Disa përpjekje të shumicës për të plotësuar ato gjatë legjislaturës së kaluar pa praninë e opozitës zyrtare dështuan, ndërsa u akuzuan si përpjekje për marrje kontrolli. Megjithatë në qershor të vitit të kaluar, pavarësisht kontestimeve nga organizatat e medias, shumica socialiste procedoi duke përzgjedhur Armela Krasniqin, ish-drejtoreshë e Komunikimit të kryeministrit Edi Rama nga krye të autoritetit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ama aurela bicja besjan zogaj desada metaj gjergj hamiti jetmir halilaj joana allushi ama aurela bicja besjan zogaj desada metaj gjergj hamiti jetmir halilaj joana allushi

Sondazh

Poll