Aktualitet

‘Po ta çojnë çunin në burg’/ Gruaja e dhunuar ne Lushnjë: Djalin ma rrahën dy të droguar

14 Shkurt 2022, 16:02 Nga DOSJA
‘Po ta çojnë çunin në burg’/ Gruaja e

LUSHNJE– Rudina Vila, gruaja e dhunuar një ditë më parë nga policia e Lushnjes, tregoi detaje nga ngjarja e rëndë që i ndodhi, duke kërkuar lirimin e të birit që sipas saj është viktima e ngjarjes. Në një intervistë për Syri.net, Rudina Vila u shpreh se dy persona, sipas saj nën efektin e lëndëve narkotike, tentuan t`i vrisnin djalin, ndërkohë që Policia shoqëroi në komisariat të birin dhe jo dy dhunuesit tij.

“Është e vërtetë, unë u futa në Polici. U futa nga dritaja. U futa se më thanë shpejt se do ta çojnë djalin ne burgun e Fierit. U dhunua djali nga dy të droguar, i kanë gjuajtur djalit me shkop bejsbolli. Dua të dalë djali nga burgu. Dua drejtësi për atë që më bënë dje,“-tha ajo në fjalën e saj.

Për ngjarjen në fjalë, dy efektivë të policisë në Lushnje janë pezulluar nga detyra, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që pamjet e gruas që dhunohej kanë bërë xhiron e rrjeteve dhe mediave sociale. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lushnje rudina vila lushnje rudina vila

Sondazh

Poll