Aktualitet

Arrestohet 21-vjeçari në Korçë, po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm

14 Shkurt 2022, 13:39 Nga DOSJA
Arrestohet 21-vjeçari në Korçë, po transportonte 57

KORÇË– Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ishte shpallur në kërkim për transportim emigrantësh të paligjshëm. Policia informon se i riu me inicialet S. T., 21  banues në fshatin Bulgarec rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tij ka ndodhur më datë 21.11.2021, pasi në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap në mjetin kamion tip “Iveco”, brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit.

NJOFTIMI:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri” dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për prerje të paligjshme të pyjeve. Në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. T., 21 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë. Shtetasi i mësipërm rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.11.2021, ku në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap mjeti kamion tip “Iveco”, brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, shtetasi S. T., në bashkëpunim me persona të tjerë (dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim), ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce korce arrestim ne korce korce

Sondazh

Poll