Politike

VD-“Skenë krimi”, Tabaku përplaset me socialistët, Nasufi përmend Gërdecin e Azem Hajdarin

14 Shkurt 2022, 14:37 Nga DOSJA
VD-“Skenë krimi”, Tabaku përplaset me socialistët,

TIRANË– Debate të ashpra në komision! Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët e ka konsideruar skenë krimi inceneratorin. Pas këtyre temrave Tabakut ju kthyen deputetët socialistë si Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima e Fadil Nasufi që e kritikuan. Nasufi tha se skenë krimi është vendi ku kryhet një vrasje dhe përmendi Gërdecin, 21 Janarin dhe vrasjen e Azem Hajdarit e Remzi Hoxhës. 


Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Mos u bëni pengesë e këtij hetimi, do të riskedulojmë takimet e radhës me administratorët e tjerë sepse është njëskenë krimi. Presim në orën 4 zotin Myrtezani, po s’pati gjë tjetër, 30 minuta pushim.

Arben Pëllumbi: Thashë që s’do bëjmë komente dhe më duhet të ndërhyj. Të gjitha palët këtu jemi për një qëllim. Nuk keni tagër ju dhe të mosa harrojmë që në radhë të parë qytetarët na kanë besuar ne për të drejtuar këtë vend. Nuk dua që në mbledhjet e ardhshme të vazhdojmë me retorikat që ne jemi të pandershmit e jut ë ndrshmit, kemi rregullore dhe plan hetimi.

Jorida Tabaku: Po s’pati gjë tjetër bëjmë 30 minuta pushim

Etjen Xhafaj: Po,po, mos të flasin këta se fola unë

Jorida Tabaku: Kur të bëheni ju kryetar ejani dhe komandojeni ju.

Fadil Nasufi: Ne këtu jemi komisioni i hetimit për çështjen e inceneratorëve dhe jo skena e krimit siç artikuloni ju, skenë krimi është vendi ku vrarësi ka zgjedhur të vrasë viktimë, skenë krimi unë quaj Gërdecin, Azem Hajdarin, Remzi Hoxhën dhe 21 janarin, këto janë skena krimi.

Jorida Tabaku: Unë këtë retorikën politikë përmendin x dhe y pas kaq viteve në pushtet, ngrini komision hetimor dhe çoji të gjithë para drejtësisë, këtë retorikë nuk e toleroj, vijmë dhe ne këtu nëse doni. Pushim, rikthehemi në orën 16:00.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Komisioni për Inceneratorët, pyeten administratorët e bizneseve dhe gazetari

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022 jorida tabaku komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2022, 13:00

Shqipëria thirrje Putin: Tërhiqu nga Ukraina

TIRANË– Shqipëria ka bërë thirrje ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë. Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitt...