Aktualitet

Pranoi vrasjen e Simonit dhe Murranit, Edmond Përdoda nuk përfshin vëllain e tij

14 Shkurt 2022, 12:04 Nga DOSJA
Pranoi vrasjen e Simonit dhe Murranit, Edmond Përdoda nuk përfshin

LEZHË – Edmond Përdoda, i arrestuari për vrasjen e Preng Simonit dhe Kol Murranit ka deklaruar se e ka kryer krimin e 27 prillit 2020 i vetëm pa ndihmën e askujt, duke përjashtuar nga ngjarja vëllain e tij të arrestuar, Aleksandër Përdodën.

39-vjeçari ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë pasi në sallën e gjyqit iu sollën dy kallashnikovë në fshatin Lam Lukaj mëngjesin e sotëm, të cilat u gjetën pasi u përgjua ditët e fundit duke biseduar me një njeriun e tij të afërm. Gjykata e Lezhës caktoi sot masën arrest me burg për Edmond Përdodën. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj dy personave kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Ai u kap ditën e premte nga forcat speciale RENEA në banesën e tij në fshatin Lalm i Vjetër. 39-vjeçari nuk bëri rezistencë, ndërsa në banesë iu gjet një kallashnikov, fishekë dhe barut.

Ngjarja
Në 27 prill 2020, dy miqtë Preng Simoni dhe Kol Murrani po ktheheshin në shtëpitë e tyre në Lalm i Vjetër. Ata u ndeshën me dy persona të armatosur të cilët hapën zjarr ndaj tyre. Policia pretendon se dy atentatorët ishin vëllezërit Aleksandër dhe Edmond Përdoda. Konflikti mendohet se ka të bëjë me çështjen e pronave. Vëllezërit Përdoda kishin mbjellë kanabis në tokën e dy viktimave. Trupat e tyre u lanë në pyllin e fshatit për 5 orë dhe u gjetën nga djali i Preng Simonit.

Aleksandër Përdoda u arrestua fillimisht nga policia. Nga ana tjetër, vëllai i tij Edmondi rezulton i dënuar në Greqi.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Simonit dhe Murranit në 2020/ Edmond Përdoda arrest me burg: E kam kryer vetëm

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edmond perdoda arrestohet edmond perdoda

Sondazh

Poll