Aktualitet

Vrasja e Kol Murranit dhe Preng Simonit, arrest me burg për Edmond Përdodën

14 Shkurt 2022, 10:53 Nga DOSJA
Vrasja e Kol Murranit dhe Preng Simonit, arrest me burg për Edmond

LEZHË – Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë caktoi masën “arrest me burg” për 39-vjeçarin Edmond Përdoda, i akuzuar për vrasjen e rapsodit Kol Murranit dhe mikut të tij Preng Simoni në 27 prill 2020. Në seancën e sotme, ai pranoi autorësinë e krimit në fshatin Lalmi i Ri duke bashkëpunuar me drejtësinë. Përdoda tregoi dhe armët e krimit.

Ai u arrestua para 3 ditësh nga forcat speciale RENEA në banesën e tij në fshatin Lalmi i ri. Arrestimi i Edmond Përdodës u bë i mundur pas gjurmimit me dron.

Ngjarja e ndodhur
Në 27 prill 2020 vriten me kallashnikov dy miqtë Kol Murrani dhe Preng Simoni në banesat e tyre në fshatin Lalmi i Ri. Për ngjarjen e rëndë u akuzuan dhe arrestuan Aleksandër dhe Edmond Përdoda. Krimi ndodhi për shkak të ndërtimit të parcelave të kanabisit në tokën e viktimave. Fillimisht në pranga ra Aleksandër Përdoda, kurse dje u arrestua Edmond Përdoda. RENEA i gjeti në banesë kallashnikov, fishekë dhe një sasi baruti. Ndaj tij rëndojnë akuzat  e “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj dy personave kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Simonit dhe Murranit në 2020/ Edmond Përdoda arrest me burg: E kam kryer vetëm

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edmond perdoda arrestohet edmond perdoda

Sondazh

Poll