Sport

Kumbulla, tani mund të quhet njeriu i Mourinhos: Kemi stabilitet në mbrojtje falë tij

13 Shkurt 2022, 21:36 Nga DOSJA
Kumbulla, tani mund të quhet njeriu i Mourinhos: Kemi stabilitet në

ITALI- Roma arriti të marrë një pikë në stadiumin “Mapei”, falë golit të Cristantes në minutën e 94-t. Tekniku portugez ka komentuar sfidën kundër Sassuolos për “Dazn”, ndërsa Corriere dello Sport ka publikuar të gjitha fjalët e Mourinhos, duke u ndalur disi edhe në pjesën e mbrojtjes, duke lavdëruar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Çfarë mungoi?

“Edhe me një lojtar më shumë nuk mund të ndryshonim situatën. Nuk është e lehtë të posedosh topin me Sassuolon, ne kishim njëfarë stabiliteti falë Kumbullës që na ka dhënë më shumë cilësi në daljet para.

Në mesfushë mungonte rregulli dhe disiplina dhe në pjesën e parë të ndeshjes, sa herë që topi ishte nga Karsdorp apo Vina që ndihmonte. Unë mendoj se pika është e merituar. Ka zhgënjim sepse kemi ardhur për të fituar, por le të kënaqemi me pikën e marrë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll