Politike

‘Mesazh i qartë’/ Meta: Kushdo që sulmon demokracinë më ka kundërshtar

14 Shkurt 2022, 09:17 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-ëalter Steinmeier. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka kujtuar qëndrimin e Steinmeier për detyrën e tij të presidentit, i cili është shprehur se kushdo që sulmon demokracinë do e ketë kundërshtar.

“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-ëalter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.”, shkruan Meta.

Në mesazhin e presidentit gjerman thuhet; “Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokracinë më ka në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll