Politike

Alibeaj-Ramës: Ke dy ministra në burg, ndaj të rri mendja tek prangat e hekurat

13 Shkurt 2022, 21:30 Nga DOSJA
Alibeaj-Ramës: Ke dy ministra në burg, ndaj të rri mendja tek

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj i kujton kreut të qeverisë arrestimin e dy ministrave të tij, Lefter Koka e Saimir Tahiri që tashmë janë në burg. Deputeti shton se për shkak të këtyre arrestimeve, Rama e ka mendjen tek bravat e hekurat sepse i flet subkoshienca.

Postimi i plotë:

Ketyre që ju tunden prangat në fytyrë për korrupsion, ju kanë ngelur në mendje bravatMe Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën  430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj edi rama enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll