Politike

Basha: Ku u zhduk Berisha të enjten? Pse nuk votoi kundër zgjatjes së Vettingut

13 Shkurt 2022, 12:18 Nga DOSJA
Basha: Ku u zhduk Berisha të enjten? Pse nuk votoi kundër zgjatjes

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte pjesë në votimin e ditës së enjte, pasi ‘u zhduk’. Basha pyeti ditën e sotme në konferencën që zhvilloi për aferën e inceneratorëve se për Berisha nuk votoi kundër zgjatjes së vettingut.

Ka një interes esencial të Trekëndëshit të Bermudës, që reforma në drejtësi të mos funksionojë. Një nga këta më të më interesuar është Edi Rama, i cili dëshiron që ONM-ja të mos ekzistonte. Pra, nuk do shumë mend për të kuptuar me gjithë këtë gjendje të një situate politike që është më keq se Kolumbia në ditët e saj më të zeza. Ne po denoncojmë në interesin të opinionit publik, sesa të një drejtësise që ëshhtë nënn kontrollin e Edi Ramës. Një nga ministrat është në burg, dy nga prestanomet janë në kërkim. Thirja që i bëra SPAK-ut është që të mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës, por çojani prangat në Ministri, mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës, por vijani prangat në zyrë. Do të keni në krah jo vetëm PD-në por edhe socialistët. Me këtë aferë është zbuluar pisllëku më i madh, që po zhvat shqiptarët, jo vetëm për bukën e gojës, por edhe të ardhmen, e tyre. Të tjerat janë mashtrime dhe gënjeshtra të cilat nuk dua t’u futem më thellë, ata e kanë votuar vettingun, ne kemi kërkuar që të zgjasim afatin e vettingut. Ua shpjegoj fare thjeshtë, merreni shikojeni nga votimi i Sali Berishës në 2016 për vettingun dhe deri te mos votimi kundër i Sali berishës, pse nuk votuan kundër të enjten. Ku u zhdukën?’- tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll