Politike

‘Shkatërrimi i bujqësisë’, Meta: Të ndalim braktisjen e krahinave të Shqipërisë

13 Shkurt 2022, 13:34 Nga DOSJA
‘Shkatërrimi i bujqësisë’, Meta: Të ndalim

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën në të cilën ndodhen bujqësia, blegtoria dhe argotizmi, si pasojë e rritjes së çminimeve. Teksa ka ndarë artikullin e Monitor për shkatërrimin e investimet në bujqësi dhe krahinat e bukura të Shqipërisë po braktisen çdo ditë e më shumë nga fermerët, të cilët kërkojnë një jetë më të mira jashtë vendit, Meta thotë se shpëtimi i bujqësisë duhet të jetë një detyrë mbarëkombëtare.

POSTIMI I METËS:

“Të gjithë bashkë për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë dhe argotizmin. Të gjithë bashkë kundër shpopullimit dhe shkretimit të krahinave më të bukura dhe patriotike të Shqipërisë! Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes. Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta. Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica! Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin. Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!”,

 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll