Politike

Bardhi: Berisha po demaskon veten, çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” fuqizon Ramën

13 Shkurt 2022, 14:57 Nga DOSJA
Bardhi: Berisha po demaskon veten, çdo votë për

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Berishës nuk i intereson fitorja e PD. Sipas Bardhit, çdo votë për kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, fuqizon kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë

Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike. Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi sali berisha gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll