Politike

Prezantoi Kryemadhin në Dibër, Berisha mblidhet me shtabin elektoral (Porosia për 6 marsin)

13 Shkurt 2022, 15:45 Nga DOSJA
Prezantoi Kryemadhin në Dibër, Berisha mblidhet me shtabin elektoral

DIBËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dhe një takim edhe me shtabin elektoral në Dibër pasi prezantoi zyrtarisht kandidatin për kryetar bashkie, Premtim Kryemadhi. Mësohet se gjatë takimit është diskutuar për punën e bërë deri më tani dhe intensifikimit të saj në ditët që vijnë deri në zgjedhjet e 6 marsit.

Vetë Berisha, ka theksuar rolin e vecantë që duhet të luajë rinia në këto zgjedhje. Sipas tij, 6 marsi është dëshmi e rikthimit të pluralizmit në vend.

Ish-kryeministri Sali Berisha u prit nga demokratët në Pallatin e Kulturës në orën 11:00. Ai prezantoi Kryemadhin, kandidatin e dalë nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike premtim kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 premtim kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll