Politike

Inceneratorët, Basha: Kandidatja e PS në Durrës ka dhënë 10 mln euro dhuratë

13 Shkurt 2022, 11:14 Nga DOSJA
Inceneratorët, Basha: Kandidatja e PS në Durrës ka

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme në konferencën për mediat, se kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emiraian Sako ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro. Në konferencën për aferën e inceneratorëve Basha tha se Sako ka firmosur tenderin që i jep të drejtë kompanisë të marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve.

‘E qartë është sesi përmes skemës së inceneratorëve u janë grabitur qindra milionë euro shqiptarëve dhe falë punës së anëtarëve tonë shqiptarët mund të shikojnë sesi u janë grabitur parë e tyre. A mund ti kryejë një qeveri 17 procedura brenda një dite pa miratimin e kryeministrit? A mund të paguheshin 35 milionë euro për inceneratorin e Tiranës dhe nuk ka përfunduar as 50% e projektit dhe janë faturuar punë akoma pa përfunduar. Kandidatja aktuale e bashkisë Durrës nga PS, Ermiriana Sako, ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Një tender që i jepet drejtë për drejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve.’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll