Politike

‘Rama ka bërë gati kurbanin e rradhës’/ Cili nga ministrat? Basha: Është zbuluar pisllëku

13 Shkurt 2022, 11:25 Nga DOSJA
‘Rama ka bërë gati kurbanin e rradhës’/ Cili nga

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi gjatë konferencës për shtyp me gazetarët se kryeministri Edi Rama e ka bërë gati kurbanin e radhës për aferën e inceneratorëve.

Edi Rama ka bërë gati kurbanin e rradhës për këtë aferë, me shpresën që të shpëtojë vetë. Por s’ka shqiptar që nuk e di që një skeme e tillë korruptive, nuk bëhej pa miratimin e Edi Ramës.’- tha Basha.

I pyetur se cili është ministri që do të bëhet “kurban” nga Rama, Basha shtoi se është në dorë të tij, kjo vetëm e vetëm për të shpëtuar veten e tij. Ai i bëri thirrje SPAK që të mos presin që kryetari i bashkisë apo ministri i radhës të japë dorëheqjen por t’ia vënë prangat në zyrë.

‘Komisioni do bëjë punën dhe puna do nxjerrë qartë emrat. Kë do bëjë kurban Rama për të shpëtuar veten është në dorë të tij. Një gjë . Ne do i shkojmë deri në fund. Ai është në krye të kësaj afere. Drejtësia mund të vonojë por nuk mund të mungojë.Thirrja që i drejtoj SPAK është mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës por vijani prangat në ministri. Mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës. Vijani prangat në zyrë. Edhe socialistëve u ka ardhur në majë të hundës. Është zbuluar pisllëku.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll