Bota

Ministria-qytetarëve të Kosovës: Largohuni nga Ukraina, po nis lufta!

13 Shkurt 2022, 18:15 Nga DOSJA
Ministria-qytetarëve të Kosovës: Largohuni nga Ukraina, po nis

KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të largohen që të largohen sa më parë nga Ukrania. Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë nuk mund të përjashtohet fillimi i një konflikti të hapur të armatosur e se qytetarëve të Kosovës u rrezikohet edhe jeta. Për ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected], thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

MPJD iu bën thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë. Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected]

LAJM KRYESOR:Prag ‘lufte’! Shtetet kërkojnë largimin e qytetarëve nga Ukraina, mes tyre edhe Shqipëria

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni rusi tensione ne ukraine ukraine rusi tensione ne ukraine ukraine

Sondazh

Poll