Bota

“Ukraina reziston!” Mijëra ukrainas në marshim përballë kërcënimit rus

13 Shkurt 2022, 16:23 Nga DOSJA
“Ukraina reziston!” Mijëra ukrainas në marshim

UKRAINË– Mijëra qytetarë kanë dalë të marshjojnë me flamuj në dorë e duke kënduar himnin kombëtar kundër kërcënimit rus. Mediat vendase shkruajnë se kjo e shtunë dhe e diellë ka mbledhur mijëra ukrainas që marshuan në Kiev. “Paniku është i padobishëm. Ne duhet të bashkohemi dhe të luftojmë për pavarësi“, tha studentja Maria Shcherbenko, e cila i bëri jehonë komenteve të ngjashme të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të bëra më herët gjatë ditës.

Unë qëndroj i qetë. E dua Ukrainën”, shkruhej në disa prej pankarteve që mbanin në dorë marshuesit. Në disa të tjera shkruhej ‘lufta nuk është përgjigja‘, apo ‘rezistencë‘. Shumë prej marshuesve treguan mbështetjen e tyre ndaj NATO-s, aleancës perëndimore në qendër të mosmarrëveshjeve të Rusisë me Perëndimin.

Shumë vende, përfshirë Australinë, Italinë, Izraelin, Holandën, Japoninë edhe Shqipërinë u kanë thënë qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina. Disa kanë evakuuar gjithashtu stafin diplomatik dhe familjet e tyre. Tensionet janë rritur në mënyrë të vazhdueshme pasi Rusia ka vazhduar të vendosë trupa përgjatë kufirit lindor të Ukrainës. Trupat ruse po organizojnë gjithashtu stërvitje ushtarake në Bjellorusi në veri, ndërsa stërvitjet detare në Detin Azov në jug-lindje kanë çuar në akuza se Rusia po bllokon hyrjen e Ukrainës në det.

Por si ka nisur konflikti?

Tensionet e Luftës së Ftohtë arrijnë kulmin 8 vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës. Që atëherë, ushtria ukrainase është përfshirë në një luftë të vazhdueshme me rebelët e mbështetur nga Rusia në provincat lindore pranë kufirit. Nga ana tjetër Rusia ka mbështetur një kryengritje të përgjakshme të armatosur në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës që nga viti 2014. Rreth 14,000 njerëz – përfshirë shumë civilë – janë vrarë në luftime që nga ajo kohë. Megjithatë marrëveshja e paqes e Minskut – e cila synonte t’i jepte fund konfliktit në Ukrainën lindore – duket se nuk ka më ndikim. Rusia këmbëngul se trupat e saj do të kthehen në bazat e tyre të përhershme pas përfundimit të stërvitjes. E gjitha sepse Kremlini nuk mund të pranojë që Ukraina – një ish-republikë sovjetike me lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë – mund të bashkohet me NATO-n.

LAJM KRYESOR:Prag ‘lufte’! Shtetet kërkojnë largimin e qytetarëve nga Ukraina, mes tyre edhe Shqipëria

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rusi tensione ne ukraine ukraine rusi tensione ne ukraine ukraine

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2022, 12:48

Presidenti gjerman në prag të mandatit të dytë

Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, është e sigurtë se do të marrë një shumicë të madhe në Asamblenë Federal...

Bota 13 Shkurt 2022, 09:52

Australia dhe Kanada evakuojnë ambasadat në Kiev

Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara në pezullimin e operacioneve në ambasadat e tyre në Kiev mes frikës se një pushtim rus i Ukra...