Bota

CNN zbardh skemën: Rusia planifikon një video-sulm, preteksti për pushtimin e Ukrainës

13 Shkurt 2022, 18:21 Nga DOSJA
CNN zbardh skemën: Rusia planifikon një video-sulm, preteksti për

RUSI– Rusia po kërkon që ta sajojë një situatë dhune, një preteks që do ta shtynte më pas të hidhej në sulm e të pushtonte Ukrainën. CNN raporton se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Rusia po planifikon ta organizojë një sulm të rremë dhe ta incizojë me video, si pretekst për ta pushtuar Ukrainën.

Ky klip, sipas CNN supozohet të tregojë se ushtria ukrainase dhe si rrjedhojë edhe aleatët e tyre të NATO-s po kryejnë sulm ndaj rusëve. Në një shkëmbim të nxehtë në dhomën e konferencës javën e kaluar, gazetarët kërkuan prova për ta mbështetur pretendimin. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u përgjigj se qeveria është e sigurt për informacionin, por nuk dinte të thoshte nëse SHBA e kishte parë vetë një video të tillë.

“Ne po përpiqemi t’i pengojmë rusët që të ecin përpara me këtë lloj aktiviteti. Kjo është arsyeja pse ne po e bëjmë atë publike,”- tha Price.

LAJM KRYESOR:Prag ‘lufte’! Shtetet kërkojnë largimin e qytetarëve nga Ukraina, mes tyre edhe Shqipëria

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rusi tensione ne ukraine ukraine rusi tensione ne ukraine ukraine

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2022, 12:48

Presidenti gjerman në prag të mandatit të dytë

Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, është e sigurtë se do të marrë një shumicë të madhe në Asamblenë Federal...