Bota

Prag lufte? Rusia: Mos përhapni panik dhe mos dezinformoni

13 Shkurt 2022, 15:58 Nga DOSJA
Prag lufte? Rusia: Mos përhapni panik dhe mos dezinformoni

UKRAINË– Rusia ka kritikuar vendet dhe mediat perëndimore për përhapjen e një paniku dhe të një fushate dezinformimi në shkallë të gjerë mbi një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Ministria e jashtme ruse shprehet se kjo gjë po bëhet për për të larguar vëmendjen nga veprimet e tyre agresive. Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse vjen vetëm disa orë përpara një telefonate midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin që u zhvillua një natë më parë.

“Në fund të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022, hapësira globale e informacionit u përball me një fushatë mediatike të paprecedentë në shkallën dhe sofistikimin e saj, qëllimi i së cilës është të bindë komunitetin botëror se Federata Ruse po përgatit një pushtim të territorit të Ukrainës,”_ tha Ministria e Jashtme ruse.

SHBA vlerëson se Rusia ka më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, me mijëra të shtuar vetëm këtë javë.

LAJM KRYESOR:Prag ‘lufte’! Shtetet kërkojnë largimin e qytetarëve nga Ukraina, mes tyre edhe Shqipëria

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rusi-ukraine tensione ne ukraine rusi-ukraine tensione ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2022, 12:48

Presidenti gjerman në prag të mandatit të dytë

Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, është e sigurtë se do të marrë një shumicë të madhe në Asamblenë Federal...

Bota 13 Shkurt 2022, 09:52

Australia dhe Kanada evakuojnë ambasadat në Kiev

Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara në pezullimin e operacioneve në ambasadat e tyre në Kiev mes frikës se një pushtim rus i Ukra...