Bota

Brahaj: Jam me “Zaptuesit” e mbijetesës, ata që punuan për t’u dhënë bukë e çati fëmijëve

13 Shkurt 2022, 13:17 Nga DOSJA
Brahaj: Jam me “Zaptuesit” e mbijetesës, ata që punuan

Nga Aranita Brahaj

PSE JAM DJERSEN E “ZAPTUESVE” , BANESAT E DHURUARA NE 90, BUKEN E GRURIT QE HANIN TE PRIVILIGJUARIT KUR PUKA E MIRDITA NXIRRNIN BAKER E AR, POR HANIN BUKE MISTRI TE EGER.

Në ato zona ku dekada të tëra mbusheshin automjete me minerale e metale për Zvicren, Austrinë, Industrite e Europes. Arka e shtetit mbahej me GDP e minierave te Mirdites e Pukës, Ekonomia kombetare fillonte me keto Rrethe. Industria , Mirëqenia, strehimi, pallatet e Tiranes, veshmbathje e importit, Universitetet ku shkonte edhe pinjolli me biografi te mire apo spiuni me i devote, cdo e mire e ekonomisë se padrejte para 90 lidhej me kontributin e njerzve dhe nentokes se #Puke e #Midrite. Ne kembim minatori i Veriut merrte te drejtën per te ngrene vetem buke misri, dhe femijet i vdisnin nga anemia e misrit. po ne vitet 70 e 80 me te pasurit e nentokes e kishin te ndaluar nga regjimi kriminal socialist te ushqenin femijet me buke gruri. Dhe misri nuk ishte ai i cilesise qe kemi sot.

Tokat e zaptuar pas 90, ne 75% ishin publike .

Shumë nga tokat u blenë me lek në dore, me vendime Këshilla Lagjesh, Zgjidhje per te blere toka me letra te rregullta e nga pronare te sakte nuk ju dha asnje sistem shtetor qofte ky nen qeveri te sulmuara.

Ndërsa vipat e qyteteve privatizonin Banesat me vlera qesharake 100 a 200 usd, ( edhe pallatet kane ish pronare a jane zaptues ata qe moret tapi mes tiranes me 200 usd) padrejtësia ekonomike eshte se keto banesa dikure sociale ishin ndertuar me ekonominë e Minjerave e Gjeologjive te Verilindjes.

Keta Zaptues jane heronjtë e mbijetesës, i sollen femijet nga malet per ti ushqyer me buke gruri qe mos u vdisnin nga anemia e misrit te egjer, per ti cuar ne shkolle aty shkolla nuk eshte 4 ore larg, per ti cuar ne spital qe te mos vdisnin nga anemia e bukës se varfër te misrit te ashpër. Adoleshentet e 90 kane 3 dekada qe punojne per “buk cati e per mure”, jane gati ta paguajne pronarin per cdo meter toke te zaptuar, por legalizimin eshte kthyer ne regjim per te diskriminuar te varfrit per per te legalizuar pa shume kosto pallatet biznes klientit. Jam me Nene Lizen dhe djemtë e saj … e kane paguar Tiranen pa lindur … jane gati ta paguajne perseri cdo meter toke te legalizuar. Por jam edhe me 4 breza te ardhur nga #Dibra ne Autotraktor Shkoze, me te ardhurit e viteve 40 e 50 nga Malet e Jugut ne pallatet e Kombinatit … per secilin nga ata, Propaganda e ka gati ” Biografine” … “zaptues ,ballist, te deklasuar, latifondist me Ferrari, pengues te zhvillimit, malok veriu a kombinats jugu” … per mua jane njerez qe cdo bllok betoni ne Tirane e bene me djerse e gjak. Jam me Zaptuesit e Mbijetesës, ata qe punuan per tu dhene buke e cati femijeve …

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aranita brahaj aranita brahaj

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2022, 12:48

Presidenti gjerman në prag të mandatit të dytë

Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, është e sigurtë se do të marrë një shumicë të madhe në Asamblenë Federal...

Bota 13 Shkurt 2022, 09:52

Australia dhe Kanada evakuojnë ambasadat në Kiev

Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara në pezullimin e operacioneve në ambasadat e tyre në Kiev mes frikës se një pushtim rus i Ukra...