Bota

MISIONI/ Kancelari gjerman niset drejt Kievit e Moskës, kërkon të zbusë tensionet

13 Shkurt 2022, 18:31 Nga DOSJA
MISIONI/ Kancelari gjerman niset drejt Kievit e Moskës, kërkon të

UKRAINË– Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë për të zbutur tensionet mes vendeve. Ky takim, sipas mediave ndërkombëtare u planifikuar pasi Perëndimi zyrtar paralajmëroi se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

Pritet që Scholz të hënën të mbërrijë në Kiev të hënën dhe në Moskë të martën për takime me presidentët ukrainas dhe rus. Përpara nisjes, ai përsëriti thirrjen për bisedime e përpjekje ndaj Rusisë, si bëri thirrje që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

“Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe perspektivën e saj, dhe se ne jemi të bashkuar me aleatët tanë,”- tha kancelari Scholz.

LAJM KRYESOR:Prag ‘lufte’! Shtetet kërkojnë largimin e qytetarëve nga Ukraina, mes tyre edhe Shqipëria

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kancelari gjerman ne kiev kancelari gjerman ne moske olaf scholz tensione ne ukraine kancelari gjerman ne kiev kancelari gjerman ne moske olaf scholz tensione ne ukraine

Sondazh

Poll