Politike

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër: I ftoj 3 kandidatët e mi në një debat televiziv

13 Shkurt 2022, 11:06 Nga DOSJA
Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në

PESHKOPI– Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Bashkinë e Peshkopisë, Premtim Kryemadhi gjatë fjalës së tij ka sfiduar kandidatët rivalë në zgjedhjet e 6 marsit me një debat televiziv. Kryemadhi u shpreh se koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele ka ikur.

‘Ka ikur koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele. I ftoj 3 kandidatët në një debat televiziv, për këndvështrimin që kemi ne për Dibrën dhe dibranët e zgjuar kanë nevojë për një debat të tillë. Koha për ndryshim ka ardhur. Fitorja që nuk erdhi kurrë me Lulzim Bashën, do të vijë në 6 mars. Kërkoj votën tuaj në 6 mars që të ndahemi nga e keqja. Ne që jetojmë këtu, e dimë se çfarë i duhet Dibrës. Ne e kemi përvojën, prandaj me votën tuaj mundemi. Të bashkohemi për dibrën dhe fëmijët tanë. Ju premtoj transparencë’, – tha gjatë fjalës së tij, kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, Premtim Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Berisha në Peshkopi! Prezantohet kandidati i ‘Shtëpia e Lirisë’ për 6 Marsin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne peshkopi premtim kryemadhi berisha ne peshkopi premtim kryemadhi

Sondazh

Poll