Aktualitet

HORROR në Greqi/ 7-vjeçari vritet nga partneri i nënës, eshtrat mbaheshin në kuti

13 Shkurt 2022, 07:09 Nga DOSJA
HORROR në Greqi/ 7-vjeçari vritet nga partneri i nënës,

GREQI– Vritet në mënyrë horror 7-vjeçari Andrea në Greqi. Krimi makabër ka ndodhur në Athinë 5 vjet më parë nga një burrë polak.

Kristina-Klaudia Maniataki, nëna e 7-vjeçarit, akuzohet se në bashkëpunim me partnerin e saj polak vrau dhe fshehu eshtrat e fëmijës në një kuti veglash, të cilën polaku e mbante me vete për 5 vite me radhë, për të mos e zbuluar policia.

Pas arrestimit 29-vjeçarja nga Kypseli i Athinës, ka rrëfyer në komisariat se në momentin kur i dashuri i saj po i mbyllte gojën të birit me shirit izolues, ajo luante lojëra elektronike në kompjuter. Në ditën e krimit ai e kishte dënuar Andrean e vogël të qëndronte në këmbë, pa ushqim dhe i kishte mbyllur gojën me shirit izolues që të mos qante, duke i shkaktuar asfiksim deri në vdekje. Ndërsa djali i vogël jepte shpirt në mënyrë martire, nëna e pranishme nuk bëri asgjë për ta shpëtuar, madje luante videogame në kompjuter

Kur fëmija dha shpirt i dashuri i saj polak i tha: “Do ta rregulloj unë këtë gjë” dhe e bëri në mënyrën më makabre të mundshme, duke fshehur trupin e pajetë në tarracën e shtëpisë në një kasë betoni, dhe më pas vendosi eshtrat e fëmijës në kutinë e veglave të punës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kipseli të Athinës në janarin e vitit 2017. 29-vjeçarja bashkëjetonte me një polak, i cili sipas dëshmive, abuzonte sistematikisht me dy fëmijët e saj me burrin e parë, djalë e vajzë, duke i rrahur dhe lënë pa ujë dhe ushqim, ndërsa ajo vazhdimisht ishte e pirë.

Ditën e hënë dy të arrestuarit do të shkojnë në Prokurori.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni greqi kristina-klaudia maniataki vrasje ne greqi vritet 7-vjecari ne greqi greqi kristina-klaudia maniataki vrasje ne greqi vritet 7-vjecari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2022, 21:40

VIDEO/ Xhubleta si dëshmi e identitetit kombëtar

MALËSI E MADHE- Në oborrin e kishës së fshatit Bajzë, në Malësi të Madhe, një grup të rinjsh po ekspozojnë veshjet tradicionale të zonës, ku bie në sy xhub...