Sport

Insigne ‘mashtron’ Napolin, Dzeko mban Interin në krye. Por Milan sheh parakalimin

12 Shkurt 2022, 19:05 Nga DOSJA
Insigne ‘mashtron’ Napolin, Dzeko mban Interin në krye. Por

ITALI– Ndeshja e madhe e titullit kampion mes Napolit dhe Interit përfundon në barazim 1-1, rezultat që i lejon zikaltir të qëndrojnë në krye, por këtë e vendos Milan që do të luajë neser ndaj Samdporias, që në rast suksesi do të rrëmbenin vendin e parë. Një pjesë e parë që u dominua nga të kaltrit.

Pas 7 minutash lojë, De Vrij shkakton faull në zonë ndaj Osimhen dhe Doveri e konsideroi këtë kontakt 11-metërsh. Pranë topit shkoi Insigne që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Rastet më pas u shtuan dhe Zielinski në minutën e 12’ apo Osimhen nuk u treguan të saktë.

Napoli e mbyll pjesën e parë në avantazh por befasohet menjëherë sapo nis e dyta, sepse Dzeko ndëshkon vendasit me një gol nga një pozicion i vështirë. Napoli shijoji vendin e parë për pak minuta por Inter arriti të dalë me një pikë të rëndësishëm nga Maradona duke ruajtur kreun e klasifikimit në Serie A pas javës së 25.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter napoli inter napoli

Sondazh

Poll