Sport

FSHF nderon presidentin Arben Laze në “Elbasan Arena”, një sallë do të mbajë emrin e tij…

12 Shkurt 2022, 17:46 Nga DOSJA

ELBASAN – Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një ceremoni në nderim të presidentit të Elbasanit, Arben Laze, i cili u nda nga jeta gati një muaj më parë. Në shenjë mirënjohjeje, FSHF ka vendosur, që salla e zonës miks në stadiumin “Elbasan Arena” tani e tutje do të mbajë emri Arben Laze.

Në këtë ceremoni që u zhvillua në ambientet e “Elbasan Arena” morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu, anëtarë të Komitetit ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, Abdyl Kuriu, Vasil Bicaj, si edhe personalitete të shumtë të futbollit elbasanas dhe shqiptar. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe familjarë të presidentit të ndjerë të Elbasanit.

“Në fakt, nuk do të doja kurrë të isha sot para jush për të kujtuar mikun tonë, shokun tonë dhe presidentin e Elbasanit. Do të doja të isha për ndonjë festë për Benin, për Elbasanin, për familjen e tij, por fatkeqësisht jeta të sjell edhe këto momente dhe jam i detyruar që të jemi në këtë ceremoni përkujtimore. Beni është njeriu me më shumë kontribute në vitet e fundit në futbollin e Elbasanit, për drejtimin që i ka bërë klubit, për sakrificat që ka bërë për këtë klub dhe për sukseset që ka arritur Elbasani nën drejtimin e tij.

Të gjithë ne që jemi në sallë këtu, por jo vetëm, do ta kujtojmë Benin si një njeri shumë i mirë, si një njeri me zemër të madhe, si një njeri bujar dhe që ka sakrifikuar më shumë se sa duhet për futbollin në përgjithësi, për futbollistët. Por jo vetëm për to, por edhe për shokët, për miqtë e tij. Ajo çfarë ka bërë Beni në jetën e tij për futbollin kryesisht, duhet të bëjë krenar familjen, duhet të bëjë krenar djalin, Xhaninin dhe ne që e kemi shok dhe mik e do ta kujtojmë sa të jemi gjallë. Do ta kujtojë historia e futbollit shqiptar”, – tha në fjalën e tij presidenti Duka duke shtuar, se në shenjë mirënjohjeje për aktivitetin e tij salla e zonë miks do të mbajë emrin Arben Laze.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arben laze do të mbajë emri arben laze federata shqiptare e futbollit në nderim të presidentit të elbasanit presidenti armand duka presidentit të futbollit armand duka salla e zonës miks në stadiumin “elbasan arena” arben laze do të mbajë emri arben laze federata shqiptare e futbollit në nderim të presidentit të elbasanit presidenti armand duka presidentit të futbollit armand duka salla e zonës miks në stadiumin “elbasan arena”

Sondazh

Poll