Sport

Luhatje në rezultate, Teuta tani ka hallin e mungesave, ja gjendja në prag të Vllaznisë

12 Shkurt 2022, 14:29 Nga DOSJA
Luhatje në rezultate, Teuta tani ka hallin e mungesave, ja gjendja në

DURRËS- Teuta, edhe pse vjen nga fitorja në mesjavë ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë, 1-0, që dha dhe kualifikimin për në raundin gjysmëfinal, duket se nuk ka gjetur qetësinë. “Djemtë e detit” i pret një sfidë e vështirë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë vendëse, e cila do të luhet të dielën duke nisur nga ora 16:45.

Dhe për rrjedhojë, teksa në kampionat janë mundur nga Partizani, 0-4, Teuta ka zgjedhur të bëjë heshtje shtypi. Që do të thotë se është java e dytë që askush nuk deklarohet tek Teuta përpara ndeshjes. Në sfidën me Vllazninë, shumë e rëndësishme për të dy ekipet në ecurinë e kampionatit, për Teutën do të mungojë mbrojtësi Xhekson i dëmtuar, si dhe mesfushori Daja i skualifikuar për shkak të cartoni të kuq që mori në sfidën me Partizanin.

Formacioni anti-Vllazni duket se do të përbëhet nga të njëjtët lojtarë, të cilët luajtën në mesjavë ndaj Skënderbeut, me një vendosje taktike 4-3-3. Kështu Teuta i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me kuqeblutë, në heshtje të plotë dhe pa asnjë deklaratë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport teuta vllaznia teuta vllaznia

Sondazh

Poll