Sport

Abraham në restorant me të dashurën, takon 4 fansa të zhgënjyer dhe i paguan darkën…

12 Shkurt 2022, 15:58 Nga DOSJA
Abraham në restorant me të dashurën, takon 4 fansa të

ITALI – Ai nuk ka shënuar për dy ndeshje, por synimi është që këtë shterpësi të kompensojë në ndeshjen e së dielës kundër Sassuolos, duke shpresuar të rikuperohet edhe në mjedisin e tifozëve të mërzitur me të.

Tammy Abraham nuk ishte në gjendje të ndikonte në dy ndeshjet e fundit të Romës kundër Genoas dhe Interit. Ai ishte i zhgënjyer që nuk e ndihmoi skuadrën, por edhe që nuk u dha tifozëve gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit.

Këtë ai ua tha mbrëmë katër romanistëve, që takoi në “La Matricianella”, një restorant në zemër të qendrës së Romës midis Piazza di Spagna dhe rrugës Fontanella Borghese.

Qendërsulmuesi ishte në darkë me të dashurën e tij, Leah Monroe, në tryezën aty pranë katër tifozëve, të cilët komplimentuan për sezonin e tij të parë te verdhekuqtë, duke nënvizuar gjithashtu edhe zhgënjimin për humbjen 2-0 në “San Siro”.

Një pikëllim i ndarë nga Abrahami, i cili bëri selfie me të gjithë të pranishmit dhe në fund të mbrëmjes pagoi edhe darkën e tyre, me falënderimet e ngrohta të tryezës. Një mënyrë e bukur kjo për të mbyllur mbrëmjen dhe për t’u fokusuar te Sassuolo.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport këtë ai ua tha mbrëmë katër romanistëve leah monroe me të dashurën e tij nuk ka shënuar për dy ndeshje po aq sa roma i shërben kumbullës roma ka mbetur në zemrën e familjes dzeko tammy abraham këtë ai ua tha mbrëmë katër romanistëve leah monroe me të dashurën e tij nuk ka shënuar për dy ndeshje po aq sa roma i shërben kumbullës roma ka mbetur në zemrën e familjes dzeko tammy abraham

Sondazh

Poll