Sport

Nuk shënoi ndaj Man.United, Broja mahnit në 90 minutat, përgëzohet edhe nga Ronaldo

12 Shkurt 2022, 15:14 Nga DOSJA
Nuk shënoi ndaj Man.United, Broja mahnit në 90 minutat,

ANGLI-Armando Broja vazhdon shkëlqimin e tij në Angli. Edhe kur sulmuesi nuk shënon, përsëri lë gjurmën e tij. Në takimin ndaj Manchester United, përfunduar me shifrat 1-1 20-vjecari luajti për 90 minuta. Sulmuesi e nisi mirë ndeshjen kur vetëm në minutën e 3’ dribloi bukur Varane, por pasimi ishte i gabuar dhe nuk u shëndërrua dot në assist.

Në minutën e 54, Broja dribloi Luke Shaë, por tentativa e tij u ndal nga De Gea.Një tjetër mundësi e mirë ishte në minutën e 87’ ku Broja la mbrapa Maguire me një super driblim, ndërsa në një kontakt në zonë, arbitri nuk akordoi 11-metërsh, pavarësisht protestave të sulmuesit shqiptar. Në fund të ndeshjes, Armando Broja pati edhe një takim me Cristiano Ronaldon.

 

Ky është barazimi i dytë për Manchester United me të njëjtin rezultat, duke shpërdoruar një mundësi të mirë për tu ngjitur në vendin e katërt. Ekipi i Rangnick qëndron në vendin e pestë me 40 pikë, po aq sa Ëest Ham i vendin të katërt.Nga ana tjetër, Southampton renditet në vendin e 10 në kuotën e 29 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll