Aktualitet

VD/ “Sali *****”, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Hekuran Xhani shan ish-kryeministrin

12 Shkurt 2022, 14:43 Nga DOSJA
VD/ “Sali *****”, kandidati i “Shtëpisë së

RROGOZHINË – Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Hekuran Xhani ka befasuar opinionin publik me një video që po qarkullon në media ditën e sotme. Në gjendje të alkoolizuar së bashku me disa miq, ai shan ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Fatos Nano duke i quajtur “*****” duke i akuzuar për largimin e 50% të shqiptarëve. Në video, ai thotë se Serbia ka zili pasi një gjë nuk kanë mundur ta realizojnë ndaj shqiptarëve.

O Fred, o Saraç. Ti je prej Shqipnie. ç’i ke bërë këtij kombi? Na ka zili Serbia. Sali *****, Fatos *****, Edi *****, Lul ***** kanë përzënë 50% të shqiptarëve. Na kanë zili dhe Serbia”, shprehet Xhani në video.

Ajo çfarë të befason më tepër është se Xhani është zgjedhur nga primaret e Komisionit të Rithemelimit të PD si kandidat për Rrogozhinën.

 

Sot, Berisha prezantoi Hekuran Xhani në fushatë si kandidat të “Shtëpisë së Lirisë” për Rrogozhinën. Gjatë fjalës së tij, lideri historik i PD vlerësoi Xhanin si qytetar që ka bërë sakrifica për demokratët.

“Hekuran Xhani është demokrat i ndershëm, njeriu që ka sakrifikuar ndër vite mund e djersë për demokratët e në shërbim të fermerëve të kësaj zone”, deklaroi ish-kryeministri.

Ndërkohë, videoja në fjalë u publikua pas fushatës së “Shtëpisë së Lirisë” në Rrogozhinë.

LEXO DHE KËTË:

Hekuran Xhani shan Berishën, PD reagon: As kandidati i tij nuk e beson ‘non gratën’

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike hekuran xhani sali berisha hekuran xhani sali berisha

Sondazh

Poll