Aktualitet

Dhunoi me sende të forta partneren, arrestohet 31-vjeçari në Fier, në pranga dhe 3 të tjerë

12 Shkurt 2022, 16:23 Nga DOSJA
Dhunoi me sende të forta partneren, arrestohet 31-vjeçari në

FIER- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 31-vjeçar me iniciale E.N, ka rënë në pranga pasi ka dhunuar me sende të forta bashkëshorten e tij. Tre persona të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij. Specialistët e Sekorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 45 vjeç, banues në Divjakë; D. P., 49 vjeç, banues në Divjakë; O. Zh., 34 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre të pa pajisur me leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona policia e fierit arrestohen 3 persona policia e fierit

Sondazh

Poll