Aktualitet

Fara kanabisi, granatë dhe radio policie, arrestohet 40-vjeçari në Sarandë (EMRI)

12 Shkurt 2022, 14:21 Nga DOSJA
Fara kanabisi, granatë dhe radio policie, arrestohet 40-vjeçari

SARANDË – Një 40-vjeçar nga Saranda është arrestuar ditën e sotme nga forcat e rendit të qytetit pasi iu gjetën fara kanabisi, një radio policie dhe një granatë. I ndaluari është shtetasi Hysni Selmanaj. Ndalimi i tij u bë pasi uniformat blu të qytetit bregdetar mori informacion në rrugë operative.

Ai do të gjykohet për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Iu gjetën sasi farash narkotike cannabis sativa, granatë ofensive, dhe një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë, vihet në pranga një 40-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar H. S., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si rezultat i kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, një granatë ofensive së bashku me ndezësin, një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. S., 40 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne sarande arrestohet 40 vjecari arrestim ne sarande arrestohet 40 vjecari

Sondazh

Poll