Aktualitet

Mbushi plot pyllin e Rrihnave/ Mbillte kanabis në mal, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër

12 Shkurt 2022, 13:12 Nga DOSJA
Mbushi plot pyllin e Rrihnave/ Mbillte kanabis në mal, arrestohet

SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë për një 23-vjeçar nga Malësia e Madhe, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Për të riun, i identifikuar me iniciale A.L., Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Në muajin gusht të vitit 2021, në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, Policia ka pikasur dhe asgjësuar bimë kanabisi.  Nga hetimet e kryera dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga 23-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

I dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, ndalohet 23 vjeçari. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikët u bë ndalimi i shtetasit: A. L. 23 vjeç, banues në Vermosh, Malësi e Madhe. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim Nr. 93, datë 10.02.2022, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në muajin gusht të vitit 2021, në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike. Nga hetimet e kryera dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, ku vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder shkoder

Sondazh

Poll