Aktualitet

Punimet për Unazën e Madhe, devijohet lëvizja e mjeteve që vijnë nga aksi Elbasan-Tiranë

12 Shkurt 2022, 09:15 Nga DOSJA
Punimet për Unazën e Madhe, devijohet lëvizja e mjeteve që

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije hartën e re të lëvizjes së mjeteve në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës. E gjitha për shkak të punimeve që po kryehen në zonën e Lotit 3. Kështu që automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re. Në këtë mënyrë do të shmangin aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone. Ndërsa automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin”, nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Duke filluar nga dita e diel, datë 13.02.2022, ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3. Automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3.  duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2. Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh punimet tek unaza e madhe arrsh punimet tek unaza e madhe

Sondazh

Poll